Teuta godet në merkato, merr sulmuesin e Prishtinës!

21 Gusht 2019
15:06
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta ka bërë lëvizjen e fundit në merkato duke siguruar shërbimet e sulmuesit të Prishtinës Basid Abdul Khalid. Ky i fundit la ekipin kosovar dhe do t’i bashkohet kampionatit tonë. Durrsakët në këtë mënyrë mbushin gropën e lënë bosh nga Tomislav Busic. Kroati u largua drejt Gjilanit, ndërsa i vetëm në sulm mbetet Nikic. 

Afrimi i Khalidit shihet si një përforcim me shumë vlera për skuadrën bregdetare. Sulmuesi është 23 vjeç dhe luan prej 3 sezonesh te skuadra e Prishtinës. Ai ka luajtur në 105 paraqitje, 30 gola të shënuar dhe 11 asiste. Trajneri Bledi Shkëmbi kërkon që të përsërisë edicionin e shkuar dhe të rikonfirmohet si pretendente dhe të marrë pjesë në Kupat e Europës

Lajme të tjera

Lajmet e fundit