“Ky stadium më sjell fat! Sekreti? Puna, mundi dhe djersa e djemve në stërvitje. Fituam ndaj Partizanit, por duhet të kishim edhe pikë të tjera, si penalltia e humbur në Korçë dhe barazimi me Luftëtarit. Megjithatë, duhet të shohim përpara dhe me këtë ritëm, pasi i vdekuri nuk kthehet më… Mjafton që të ecim kështu”.
Edi Martini, trajneri i Teutës, ka komentuar te “Gol pas Goli” në Supersport fitoren ndaj Partizanit në “Selman Stermasi” në Tiranës. “E kisha parë Partizanin shumë herë dhe i thashë djemve se duhet të kishim kujdes 15 minutat e para. Planet dolën ashtu si i menduam, edhe pse rrezikuam që të pësonim gol”.
Kallaku i dëmtuar? “Jo, nuk është i dëmtuar. Do ta kalojë atë goditje, madje do të dalë në stërvitje shumë shpejt”.