Teuta nuk mjaftohet me ecurinë rekord, dy lëvizje rrufe në mbrojtje

27 Dhjetor 2018
14:17
Anton Cicani
back button

Ende pa u mbyllur mirë viti, Teuta menjëherë nis manovrat e merkatos dimërore. Presidenti Hasanbelliu dëshiron të fuqizojë edhe me shumë skuadrën që po befason në Superiore dhe synon Kupat e Europës si objektiv minimal, por mund të bëjë edhe mrekullinë titull. Erlis Frashëri pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Teutës, ndërkohë që korçari do të zërë vendin e maqedonasit Bojan Gjorgievski

Largimi i tij ishte konfirmuar më parë, por vetëm të mërkurën klubi durrsak ka dalë me një njoftim zyrtar. Ndërkohë, vetë futbollisti i Kamzës, Frashëri, ka pohuar se shumë shpejt do të vihet nën urdhërat e trajnerit Bledi Shkëmbi. Por, Gjorgievski nuk do të jetë largimi i vetëm. Pritet të bëhen zyrtare edhe lëvizje të tjera në dalje dhe në hyrje. Te Teuta po punojnë për të bërë edhe afrime të tjera. Një sulmues goli është dëshira më e madhe, por duhet parë se sa ofron merkato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit