Tirana ankohet te Etika për frazat raciste ndaj Ngoo, Teuta: E tepruam pak, por..

4 Shkurt 2020
15:34

Debati mes Teutës dhe Tiranës pas ndeshjes vazhdon… Tema është Michael Ngoo, sulmuesi bardheblu i etiketuar si “mostër” dhe “lojtari me ngjyrë” nga klubi durrsak. Dy fjalë që kanë detyruar Tiranën të reagojë me komunikatë zyrtare dhe të çojë çështjen në Komisionin e Etikës, duke kërkuar masa ndëshkimore ndaj djemve të detit.

Artan Shyti, drejtues te Teuta, në emisionin “Pressing” në Abc News u përball me Arbi Laçin, drejtorin e Tiranës mbi rastin.

“Luanin dy ekipe që meritojnë të vlerësohen për spektaklin. Fitoi ekipi vendas, u gëzuan tifozët e Tiranës që ishin më të shumtë. Nuk themi që gjyqtari ndikoi me qëllim, por reagimi, ndoshta edhe i tepruar i Teutës, lidhet me faktin që këtu po kërkojmë që arbitrat të jenë të vëmendshëm.

Nëse merr përsipër diçka të gabuar një futbollist, duhet penalizuar. Loja e ashpër duhet penalizuar. 

Nuk po kërkojmë të dënohet Ngoo me pamjet filmike. Edhe Martini e kaloi me humor. Teuta me Tiranën nuk ka tensione. Nuk është e drejtë të themi që nuk ka ndodhur gjë. U bë shumë mirë, kushdo që ka qenë në stadium është kënaqur“, thekson Shyti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit