Tirana leksion Teutës dhe komandon pa probleme kampionatin, Flamurtari e ndjek “hap pas hapi”

18 Janar 2025
18:02
Telesport
back button

Eshtë mbyllur java e 12-të e Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Tirana vijon të komandojë e vetme renditjen pas fitores 92-78 në Durrës ndaj Teutës.

Një ndeshje ku vajzat bardheblu u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë. Pesë lojtare të Tiranës realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Bryant për Teutën.

Të njëjtin ritëm ndjek edhe Flamurtari, që mundi thellë 96-38 Elbasanin në Vlorë. Një ndeshje që ishte një formalitet par vlonjatet, ku u dallua Jacobsson me 22 pikë.

Në “Asllan Rusi”, skuadra e Vllaznisë mundi 73-43 Studentin. Rreshpja realizoi 35 pikë për mikeshat nga Shkodra, ndërkohë që fitorja i konfirmon ato si forca e katërt në renditje.

Kategoria e Parë-Femra, java e 12-të

Teuta – Tirana, 78-92

Flamurtari – Elbasani, 96-38

Studenti – Vllaznia, 43-73

Partizani (pushim)

Renditja: Tirana 21 pikë, Flamurtari 19 pikë, Partizani 17 pikë, Vllaznia 15 pikë, Teuta 14 pikë, Studenti 12 pikë, Elbasani 10 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit