Tjetër largim i konfirmuar, Skënderbeu mbetet në ajër

9 Qershor 2019
9:40
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Orges Shehi hodhi bombën ditën e djeshme duke deklaruar publikisht se nuk do të vazhdonte të qëndronte më në krye të Skënderbeut në transmetim live në "Supersport". Ai e pranoi se kishte vendosur ta mbyllte me skuadrën korçare, pas 9 vitesh të kaluara me ish-kampionët e vendit. 

Deklarata e tij nuk ishte aspak e nxitur, pasi 41-vjeçari konfirmoi largimin e tij dhe me anë të një shkrimi në "Facebook". "Mbyllëm një sezon të vështirë tranzicioni. Personalisht dhe pas konsultimeve me familjen ishte viti i fundit në Korçë. Kam fituar çdo gjë aty, falenderoj të gjithë që nga punëtori i fushës dhe lojtarët. 

"Do të bëj një konferencë për të dhënë lamtumirën, se ishin 9 vite në Korçë. Nuk kam oferta deri tani, pasi jam konsultuar me familjen dhe duhet një ndryshim", – tha Shehi.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit