UEFA injoron Ronaldon! Shpallen dy më të mirët e turneut

9 Qershor 2019
23:20

Kampion i Ligës së Kombeve, njëherësh edhe protagonist në epokën më të artë të Portugalisë, Bernardo Silva ka lënë pas vetes legjendën e luzitanëve, njëherësh kapitenin e përfaqësueses, Cristiano Ronaldo, duke u përzgjedhur si futbollisti më i mirë i turneut të Ligës së Kombeve. 

Një vlerësim ky që shkon për futbollistin e Manchester City, ndikuar ndjeshëm nga fakti që CR7 u angazhua në këtë edicion të parë të Ligës së Kombeve vetëm në fazën finale të zhvilluar në Portugali. Ishte pikërisht sulmuesi i Juventus, ai që shënoi 3 gola në fitoren e Portugalisë 3-1 ndaj Zvicrës në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, një trofe edhe për Holandën dhe më të mirin e “Tulipanëve”. Është mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ai që është përzgjedhur si futbollisti i ri më i mirë i turneut. Për këtë çmim ishin në garë dhe u vlerësuan të gjithë futbollistët e lindur pas 1 janarit të vitit 1996.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit