VIDEO/ Kukësi dyfishon ndaj Teutës, Shkurtaj shënon pas një aksioni perfekt!

12 Mars 2019
18:21
back button

Në Durrës është duke u luajtur pjesa e dytë e takimit mes Teutës dhe Kukësit, për ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të Kukësit, me gol të Reginaldos që shënoi në minutën e 45`.

Pjesa e dytë nis me tjetër ritëm për durrsakët, të cilët kërkojnë golin e barazimit që në nisje të lojës. Arapi pati një shans të shkëlqyer në minutën  e 48`, por nuk arriti të shndërronte në gol një top të ardhur nga goditja e këndit, pasi devijimi nuk ishte i saktë. 

Mirëpo është Kukësi që dyfishon, pasi skuadra e Armando Cungut, gjen golin me Vasil Shkurtajn në minutën e 54`. Një aksion perfekt i Ethemit që futet në zonë dhe i shërben sulmuesit shtatlart të Kukësit, që i vetëm përballë portierit e ka të lehtë të dërgojë topin në rrjetë, ndërsa shifrat shkojnë në 0-2. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit