Video: Kukësi i falet sulmit, Frashëri mban në lojë Skënderbeun

24 Prill 2019
17:59
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi ka fituar gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-1. Ekipi verilindor iu fal golave të Reginaldos dhe Shkurtajt, por gafa e Frashërit që i fali golin Bregut mban në lojë kampionët e Shqipërisë. 

Takimi pati shumë ritëm dhe emocione me verilindorët që ishin më kërkues në fushën e lojës. Ritmi i lartë i kuksianëve u shpërblye në minutën e 21' kur Reginaldo shënoi një gol mjaft të bukur. Afrikani i vodhi kohën mbrojtësit dhe arriti të shënonte golin e avantazhit për 1-0. 

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Kukësit. 45 minutat e dyta nuk ndryshuan asgjë me vendasit që ishin më kërkues. Loja nis me ritmin e së parës. Shkurtaj dyfishoi në të 55' pas një rreshtimi skandaloz të mbrojtjes mike për 2-0. Skënderbeu vazhdon të çalojë në mbrojtje.

Kuksianët po administronin si duhet lojën dhe gjithçka po shkonte në mënyrën e duhur kur portieri Frashëri në minutën e 62' i fal mundësinë e golit Bregut. Ky i fundit nuk e ka të vështirë të barazojë me portën e boshatisur. Deri në fund, korçarët u munduan por nuk barazuan dot. Ndeshja e parë u mbyll 2-1 për Kukësin, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për takimin e dytë që do të luhet në Korçë. Gjoka mund të ketë një shkëndijë pozitive, pasi i falet golave të sulmuesve. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit