VIDEO: Muriqi nuk di të ndalet, gol dhe asist me Fenerbahcen!

3 Dhjetor 2019
21:13
back button

Vedat Muriqi duket pa frena këtë sezon, teksa aventura e tij me Fenerbahcen po shkon mjaft mirë. Pas një pauze si pasojë dëmtimi, sulmuesi është rikthyer si titullar pasditen e sotme në Kupë, ku ishte protagonist me një gol dhe një asist.

Fillimisht Muriqi asistoi në golin e dytë, ndërsa në minutën e 71-të shkundi rrjetën vetë me një diagonale të bukur. Fenerbahce triumfoi 4-0, teksa ky ishte goli i tetë i gjigantit të sulmit me ekipin turk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit