Video: Ngoo e kthen në show, anglezi hedh në tapet Laçin

13 Mars 2019
18:30
Eraldo Harlicaj
back button

Takimi i parë i çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, Tirana-Laçi, duket se do të vendoset nga sulmuesi anglez Michael Ngoo. Gjiganti i Tiranës dyfishoi shifrat për ekipin bardheblu në minutën e 66'. 

Lideri i 24 herë kampionëve të vendit mori një top mjaft të bukur nga Hasani brenda zonës, e mbrojti mjaft mirë me trup dhe lëshoi një silurë. Sfera përplaset në rrjetën e Selmanit për 2-0. 

Situata bëhet akoma më e vështirë për Laçin. Ekipi kurbinas duhet të gjejë të paktën një gol për të shpresuar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit