Video: Progni magjeps Kosovën, s’mjafton për Gjilanin / Ballkani rikthehet te fitorja

29 Qershor 2020
19:40
Eraldo Harlicaj
back button

Gerhard Progni po tregon vlerat e tij dhe me skuadrën e Gjilanit. Ai i dha barazimin ekipit të tij në ndeshjen kundër Llapit të mbyllur me rezultatin 2-2. Pjesa e parë e takimit u mbyll me fitoren e llapjanëve që shënuan dy herë me Veliun, ndërsa Razak vetëm barazoi përkohësisht për vendasit.

Gjilani arriti të barazonte në minutën e 90′ me një supergol të Prognit. Sulmuesi mori një top në gjysmë lartësi në hyrje të zonës dhe me një goditje maestrale e dërgoi në trekëndëshin e portës kundërshtare duke barazuar gjithçka në 2-2. Një gol që do të mbahet mend gjatë dhe mund të jetë më i bukuri i Superligës së Kosovës deri më tani.

Ballkani ka gjetur fitoren e munguar kundër Vushtrrisë me rezultatin 3-1. Skuadra e Ismet Munishit rikthehet te fitorja pas disa rezultateve jo të mira radhazi. Daku, Baftiu dhe Prekazi kanë shënuar për vendasit, ndërsa goli i vetëm për miqtë mban vulën e Fazliut.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit