Video/ Rashica spektakolar, e nis vitin me gol te Werder Bremen

19 Janar 2019
16:20
back button

Milot Rashica e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer vitin me Werder Bremen në Gjermani. Sulmuesi i krahut, që luan dhe me përfaqësuesen e Kosovës, ka qenë titullar në takimin e sotëm, që Bremen po luan në transfertë kundër Hannover.

Në minutën e 33 të takimit, Rashica kalon në avantazh ekipin e tij, teksa shfrytëzon një gabim të portierit kundërshtar. 

Ky i fundit pret një top të gjuajtur me finte nga një lojtarët e Bremen-it, por nuk e kontrollon topin duke e pasuar te Rashica që gjendej pranë. Futbollisti kosovar gjuan duke dërguar topin në rrjetë dhe Werder Bremen 0-1. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit