VIDEO: VAR krijon të tjera polemika, lojtari i Monacos thyen monitorin!

4 Nëntor 2019
19:47
back button

Futja e sistemit VAR i ka shtuar edhe më shumë polemikat në futboll. Edhe pse në shumë raste sjell drejtësi, në disa momente të tjera, VAR krijon shumë pasiguri edhe polemika.

Diçka e tillë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në sfidën mes Saint Etienne dhe Monaco, ku polemikat kanë qenë të mëdha. Monaco humbi sfidën me shifrat 1-0, teksa në minutat e fundit mbeti edhe me 10 lojtarë, kur Aguilar u ndëshkua me karton të kuq.

Pikërisht Aguilar, nuk ishte aspak dakord me këtë vendim dhe në nerva e sipër goditi monitorin e VAR me shkelm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit