Vllaznia eviton humbjen, rrogozhinasit debutues të fortë për kuqeblutë

8 Nëntor 2021
15:48
Alfred Lleshi
back button

U zhvillua ndeshja përmbyllëse e javës së 8-të në Kategorinë Superiore. Egnatia dhe Vllaznia kanë ndarë nga një pikë mes tyre, sepse nuk shkuan dot më larg se barazimi 1-1. Fillimisht, në avantazh kaluan rrogozhinasit me një gol të shkëlqyer, që ka për autor Isenin në minutën e 16-të.

Reagimi i kuqebluve mysafirë ishte i dukshëm, derisa Latifi barazoi shifrat me penallti në minutën e 44-t. Pjesa e dytë ka qenë edhe më e luftuar, sepse të dyja skuadrat kërkonin golin e fitores. Ka munguar qetësia para portës, por edhe portierët respektivë kanë qenë në lartësinë e duhur.

Duhet evidentuar mënyra e reagimit e Latifit në momentin e zëvendësimit, teksa shkelmoi termusin e skuadrës së tij. Diçka që tregon se presioni nuk është i vogël te kuqeblutë, të cilët nuk kanë pasur rezultatet e pritshme në ndeshjet e fundit.

Pas kësaj ndeshjeje, Vllaznia renditet në vendin e pestë, me 10 pikë, aq sa ka edhe Egnatia një vend më poshtë, me po kaq pikë, por golaverazh më të dobët.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit