ZYRTARE: Portieri shqiptar firmos në Championship, Nottingham jep lajmin

9 Korrik 2019
11:13
Eraldo Harlicaj
back button

U përfol gjatë se Manchester City do të largonte portierin e Kosovës, Arijanet Muric, për të fituar eksperiencë dhe minuta. Një lëvizje e tillë tashmë është konfirmuar pasi ka qenë klubi i Nottinham Forest që ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes. 

I riu do t'i bashkohet skuadrës që militon në Championship për një vit. Ai pritet të marrë minuta dhe të fitojë eksperiencë. Edersoni është titullar i padiskutueshëm për Guardiolën duke qenë se luan mirë me këmbë dhe është cilësor. 

Braziliani nuk mund të rivalizohet momentalisht nga kosovari, prandaj është larguar për të fituar pjekurinë e nevojshme dhe të rikthehet më i fortë 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit