ZYRTARE: Revolucion te Teuta, largohet senatori i ekipit!

27 Korrik 2019
10:40
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me portierin Isli Hidi. Ekipi durrsak njoftoi para pak minutash se veterani nuk do të jetë më pjesë e skuadrës për sezonin e ri futbollistik. 

“Gardiani i portës” largohet pas një sezoni ku ishte titullari i bregdetarëve. Ai luajti 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet me skuadrën durrsake. Karriera e 38-vjeçarit është drejt perendimit dhe nuk dihet nëse shtatlarti do të vazhdojë të luajë sërish apo do të ndalet. 

Ekipi i trajnerit Bledi Shkëmbi është futur në një revolucion, pasi ka larguar një pjesë të mirë të titullarëve pas Europe. Osmani, Busic, Progni dhe Hidi u larguan. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit