Wolff: Duelet mes pilotëve tanë në pistë po na pengojnë, do të mbrohemi duke ndërhyrë me urdhëra

25 Qershor 2026
8:45
Telesport
back button

Zhgënjimi në garën e fundit në Barcelonë, ku Mercedes nuk fitoi për herë të parë këtë sezon të Formula 1, ka sjellë disa pikëpyetje te drejtori sportiv Toto Wolff. Ai paralajmëroi pilotët e tij George Russell dhe Kimi Antonelli se tani e tutje do të veprojë ndryshe.

Gjatë duelit të dy pilotëve Mercedes ai që përfitoi ishte Lewis Hamilton me Ferrari, që u shkëput dhe fitoi garën. Ky ishte një aspekt i garës së Barcelonës për të cilin Toto Wolff nuk ishte aspak i kënaqur. “Ne nuk ndërhymë në luftën e tyre sepse kështu kemi garuar gjithmonë”, tha shefi i Mercedes.

Por, është një situatë që do të duhet ta vlerësojmë në të ardhmen me pilotët tanë, për të kuptuar se si të menaxhojmë një situatë ku ka një ndryshim në ritëm“, ​​theksoi drejtori i ekipit Mercedes, që la të hapur derën se në të ardhmen do të ndërhyjë me urdhëra nga lart.

Më tej, Wolff tha: “Mendoj se vendimi ynë ishte i gabuar. Do të jetë një diskutim interesant, por gjithmonë me transparencë të plotë dhe në interesin më të mirë të ekipit. Tani ka një palë të tretë të përfshirë në luftën për kampionatin, si për konstruktorët ashtu edhe për pilotët”.

“Do të diskutojmë me dy pilotët se si të menaxhojmë situatat në të cilat rrezikojmë të pengojmë njëri-tjetrin. Nuk do të jetë problem, thjesht do të duhet të rikalibrojmë strategjitë tona, duke dhënë urdhëra për të mirën e skuadrës”. Mercedes kryeson kampionatin e konstruktorëve me 262 pikë, 72 përpara Ferrari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit