“Ndaj City pa frikë, duhet të shfrytëzojmë rastet për gol për t’i vënë në vështirësi”

24 Janar 2025
12:52
Telesport
back button

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka kërkuar nga skuadra e tij që të vijojë me ritmin e fitoreve pas suksesit të arritur ndaj Wolves në ndeshjen e fundit në Premier League. Të shtunën në mbrëmje, londinezët do të luajnë ndaj kampionëve të Manchester City.

Të fitosh pas pesë ndeshjesh ishte e ndërlikua. Gjithsesi, në pesë ndeshjet që nuk fituam, performanca ishte e mirë. Problemi ka qenë të shënonim në portën kundërshtare, pasi kemi krijuar shumë raste, por na mungonte cinizmi në momentin e fundit”, tha Maresca.

Tani kemi përballë një rival të fortë, një ndeshje të vështirë. Na duhet të vijojmë me këtë ritëm, të luajmë pa frikën se përballë është skuadra kampione. Duhet të shfrytëzojmë mundësitë që krijojmë, për të shënuar dhe vënë në vështirësi rivalin”, shtoi trajneri italian i Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit