Pas nënshkrimit të Niko Kovac si trajner i ri, te skuadra e Borussia Dortmund kanë nisur të lëvizin edhe në merkato.
Skuadra verdhezi është gati të transferojë mbrojtësin e majtë të Arsenal, Oleksandr Zinchenko, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “The Telegraph”.
Mbrojtësi i “topçinjve” mund të largohet nga Arsenal në orët e mbetura të merkatos së dimrit dhe klubi gjerman është në “pole” për nënshkrimin e tij. Gjithsesi, kjo mbetet e vështirë për t’u finalizuar duke parë kohën e paktë që ka mbetur
28-vjeçari ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij dhe “Sky Sport Neës” konfirmon se Arsenal do të shikojë ofertat në adresë të Zinchenko, nëse vijnë. Me shumë gjasa, ky transferim do të ndodhë në verën e ardhshme.







