Atletika ngre siparin, zhvillohet në Elbasan “Kampionati Dimëror”, ja fituesit

30 Janar 2023
8:38
Telesport
back button

Në Elbasan, u zhvillua Kampionati Individual Dimëror i Atletikës, eventi që zyrtarisht çel veprimtaritë kombëtarë të sportit të “mbretëreshës”. Në këtë kampionat organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës morën pjesë në total mbi 120 atletë, nga 10 skuadra, ku nuk munguan edhe ata nga Kosova.

Garat, në pëgjithësi, ishin të një niveli mesatar, kjo kushtëzuar edhe nga i ftohti dhe fakti që ky event gjithnjë zhvillohet në ambient të hapur, siç është stadiumi i futbollit. Në përfundim të garave, atleti Franko Burraj i Vllaznisë dhe ajo Elisa Myrtollari e Skënderbeut u shpallën “atletët më të mirë të turneut”.

Këto gara u drejtuan jo nga drejtuesit aktual të FSHA-së, Gjergj Ruli e Nikolin Dionisi, të pezulluar përkohësisht nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës, por nga Ferdinand Canaj, presidenti i komanduar i FSHA-së. Ky event do të shërbejë për të përzgjedhur atletët që do të shkojnë në Ballkaniadën e sallave të mbyllura.

Fituesit-Meshkuj

60m, Leandro Çardaku (Vllaznia), 6”83

60m/p, Durjan Idrizaj (Vllaznia), 8”64

400m, Franko Burraj (Vllaznia), 48”23

800m, Dionis Kushta (Tirana), 2’06”33

1500, Tirron Mamusha (Elbasani), 4’22”82

Së larti, MIlen Caco (Skënderbeu), 1.9m

Së gjati, Muhamet Çengeli (Vllaznia), 7.31m

3-hapsh, Kolindo Kiri (Vllaznia), 14.64m

Gjyle, Adriatik Hoxha (Teuta), 15.16m

Fitueset-Femra

60m, Elisa Myrtollari (Skënderbeu), 7”79

60m/p, Melisa Sina (Partizani), 9”03

400m, Alesia Dauti (Tirana), 57”74

800m, Relaksa Dauti (Tirana), 2’16”55

1500m, Alisa Çiko (Skënderbeu), 5’21”05

Së larti, Rexhina Bami (Partizani), 1.5m

Së gjati, Erisa Rrasa (Vllaznia), 5.7m

3-hapsh, Joana Hazisllari (Teuta), 11.95m

Gjyle, Klarisa Naçi (Mj.Sp.Durrës), 8.5m

Lajme të tjera

Lajmet e fundit