Atletika shqiptare në zi, ndahet nga jeta trajneri i mirënjohur Vildan Tufi

18 Tetor 2020
18:52
Telesport
back button

Në moshën 75-vjeçare është ndarë nga jeta trajneri i mirënjohur i atletikës shqiptare dhe asaj shkodrane, Vildan Tufi.

Mjeshtri i madh i atletikës nuk arriti të fitojë dot betejën me sëmundjen e rëndë, me të cilën luftonte prej muajsh.

Një lamtumirë që ka krijuar një boshllëk të madh në komunitetin e këtij sporti, pasi bëhet fjalë për një nga ikonat e atletikës, një legjendë, që gjithë jetën e tij ia dedikoi këtij sporti, duke nxjerrë kampionë të shumtë.

Sporti i “mbretëreshës” nuk do të ketë më pranë një figurë të madhe, që asnjëherë nuk iu nda pistës së atletikës, një mjeshtër që gjithnjë ka punuar me përkushtim të madh.

Vilda Tufi me të drejtë konsiderohet si një legjendë e atletikës shqiptare, një njeri që lë një boshllëk të madh me largimin e tij, pasi përvoja e tij ishte një thesar i çmuar për atletikën shqiptare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit