Atletja Luiza Gega transferohet në Kenia për fazën përgatitore

1 Dhjetor 2021
12:36
Telesport
back button

Atletja Luiza Gega ka rinisur fazën përgatitore, për t’u përgatitur sa më mirë për eventet e vitit 2022. Për këtë arsye, ajo ka lënë Shqipërinë për të vijuar stërvitjen në Kenia (Afrikë), gjë të cilën e ka kryer edhe më parë.

Gega ka vendosur të stërvitet në këtë shtet, në kampin stërvitor që ndodhet në Kenia, në një lartësi mbi 2400 metra. Ky është një vend ideal për t’u përgatitur për garat e atletikës, një kamp ku stërviten mjaft atletë cilësorë të garave të mesme e të gjata.

Luiza Gega rikthehet në Kenia pas dy vitesh mungesë, të kushtëzuara nga pandemia. Ajo synon të arrijë të tjera rezultate të larta vitin tjetër, pas paraqitjes së shkëlqyer në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku doli në finalen e 3000 metrave me pengesa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit