“Black out”-i i Kukësit, Cungu duhet të gjejë recetën përfundimtare

13 Mars 2019
14:38
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi synon titullin kampion! Një frazë që e kemi dëgjuar pafund nga goja e të gjithëve në kampin verilindor. Në Tiranë, te Partizani u munduan që ta mbanin sa më larg fjalën titull derisa ky epitet iu vesh me "dhunë", ndërsa te nënkampionët e Shqipërisë nuk ka fshehtësi. Presidenti Safet Gjici është prej atyre që duan të fitojnë gjithçka, çdo kupë të mundshme. 

Një nga problemet e Kukësit është përqëndrimi. Në ndeshjen ndaj Teutës u pa qartë se Kukësi gaboi, pasi u barazua në minutat e fundit nga ekipi durrsak. Busic dhe Hakaj kthyen në lojë bregdtarët dhe vendosën në diskutim kualifikimin e skuadrës së Cungut, që pavarësisht se është më e avantazhuar do të ketë shumë vështirësi për të kaluar në gjysmëfinale. 

"Black out" i Kukësit nuk ndodh për herë të parë, madje është një defekt që ka shoqëruar verilindoret gjatë gjithë sezonit. Mjafton të kujtojmë takimin e fundit ndaj Luftëtarit, të fituar 3-0, kur verilindorët toleruan shumë në pjesën e dytë. Pa harruar dhe rastet e shumta të humbura para portës së kundërshtarëve. Cungu e ka pranuar se diçka e tillë ekziston në ekipin e tij dhe tashmë i duhet të gje kurën përfekte për të eliminuar këtë problem. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit