Cungu: Kemi nevojë për merkato, s’kemi organikën e plotë

25 Nëntor 2019
20:21
Eraldo Harlicaj

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, ka folur pas humbjes kundër Partizanit. Ai nuk e kupton rënien e ekipit të tij në pjesën e parë dhe faljen e territorit në 40 minutat e para. 

Humbja  – “Momentet ndryshuan lojën. Partizani e dominoi ndeshjen në 30 minutat e para dhe e pësuam nga një goditje këndi dhe është gabim i pafalshëm për ne. Përfitoi ekipi kundërshtar më pas dhe na shënoi. U kujtuam vonë të reagonim, në fund të lojës, krijuam disa mundësi, por nuk i shfrytëzuam. Duhej të shënonim me Xhixhen”. 

Barazimi – “Mund të them se dhe barazimi ishte i pranueshëm, pasi kishim dhe ne rastet tona. Përjashto 30 minutat e para që ishin kryeqytetasit që dominuan”. 

Pjesa e parë – “Pjesën e parë u tërhoqëm dhe nuk u treguam cinik në mesfushë. Vetëm në minutat e fundit të pjesës së parë reaguam. Na penalizoi dhe mungesa e Fangajt, që është shumë aktiv. Improvizuam me një djalë të ri si Trokthi dhe dua ta përgëzoj. Nuk funksionuam në krahët e mbrojtjes dhe nuk është problem i vogël”. 

Merkato – “Kemi nevojë për ndërhyrje. Fakti që marrim një 18-vjeçar do të thotë se kmi mungesa. Kemi nevojë dhe në reparte të tjera të ndërhyjmë. Të merrnim dhe 5 fitore nuk na bërtiste kush. Kam mentalitet fitues dhe duhej të futeshim me ego dhe në pjesën e parë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit