Cungu nuk gjen paqe, dy titullarë e braktisin në sprintin final

4 Mars 2019
15:49
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi shijoi një moment pozitiv në javën që lamë pas në Superiore. Ekipi verilindor fitoi 3-0 ndaj Luftëtarit duke zhvilluar një lojë shumë të mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën gaboi. Trajneri Armando Cungu u kënaq dhe nga barazimi i Partizanit me Tiranën dhe tashmë diferenca është në 6 pikë. 

Numri një i stolit nuk mund të ketë qetësi, pasi në sprintin final të kampionatit përballet me dëmtimet e shumta të titullarëve. Sezoni i Kukësit me shumë mundësi do të vendoset në dy javë pas ndeshjes ndaj Skënderbeut dhe Partizanit në kampionat dhe sfidës ndaj Teutës në Kupë. 

Shkodrani ka marrë goditjen e radhës, pasi mbrojtësi titullar Ardian Cuculi la fushën e lojës që në minutën e 10' për shkak dëmtimi e sikur të mos mjaftonte kjo, u dëmtua dhe Rrumbullaku. Mbrojtësi i majtë do të qëndrojë 2 javë jashtë fushave. Ai nuk do të jetë i gatshëm për verilindorët duke shtuar më shumë hallet e tyre. Tekniku duhet të arnohet sërish.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit