Cungu: Tirana na la me pasoja, merkatoja më bën të besoj te Europa

21 Janar 2020
19:26
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, ka folur pas ndeshjes së fituar kundër Teutës me rezultatin 0-1. Ai beson se skuadra e tij do të kapë Europën, sidomos pas merkatos së mirë që klubi ka bërë me afrimin e Grecës dhe Vecajt. 

Fitorja – “Pas dy rezultateve aspak të pritshme në shtëpi kundër Tiranës, ekipi duhej të reagonte, pasi deri në ato momente kishim bërë një kampionat të mirë. Humbëm terren me ato humbje dhe sot ishte detyrim fitorja. Ajo që është më e rëndësishme është mënyra si e fituam ndeshjen”.

Dëmtimet – “Është e vështirë të bësh dy zëvendësime shumë të shpejta. Rapo dhe Ignjatovic janë lojtarë të rëndësishme për ne. Dua të komplimentoj djemtë që u aktivizuan, si Gjoni, ashtu dhe Turkaj. Si rezultat i kontributit të gjithë skuadrës, fituam”.

Merkato – “Duam të përmirësojmë më shumë grupin. Vecaj, Greca përveçse kanë shtuar konkurrencën në ekip, më kanë dhënë mundësinë edhe të bëj ndërrime taktike. Nuk më dhëmb koka për të bërë një lëvizje. Duhet të mendojmë për çdo ndeshje, pasi ky ekip i ka të gjitha potencialet për të qenë në Kupat e Europës”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit