Direkt nga Kamza: Lojtarët braktisin skuadrën, e ardhmja e tyre ka dy zgjidhje

6 Mars 2019
15:09

Kamza u përjashtua nga Kategoria Superiore për këtë sezon, pas dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Eldorian Hamitaj në ndeshjen ndaj Laçit. 

Ndërkohë lojtarët dhe trajneri Gentjan Stojku kanë qenë duke kryer stërvitjen që e filluan në orën 14:00 kur kanë mësuar vendimin e Komisionit të Disiplinës në FSHF. Menjëherë sapo është mësuar masa e marrë ndaj tyre, lojtarët kanë lënë stërvitjen duke mos pasur më arsye për të vijuar më tej.

Tashmë fati i 25 lojtarëve të federuar është i paqartë: Mundësia e parë është që të shkojnë në vende të huaja ku kampionati fillon këtë muaj (vendet nordike dhe aziatike). Mundësia e dytë është që federata të bëjë lëshim për këtë rast dhe t’i lejojë të luajnë me skuadra të tjera në Shqipëri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit