Dzaria pret Musollin: Na mungon shumë, është numri 1

7 Dhjetor 2018
16:31
back button

Mesfushori i Kukësit, Irakli Dzaria, ka komentuar i lumtur fitoren kundër Skënderbeut, një rival direkt për titull. Gjeorgjiani, në "Gol pas goli" në Supersport, ka folur edhe për Besar Musollin, për të cilin ka fjalë të mëdha.

"Jam shumë i lumtur për fitoren. Ishin 90 minuta betejë, gjë që është tipike e futbollit shqiptar. Kampionati në Shqipëri ka luftë për 90 minuta, në Gjeorgji është ndryshe, ka më shumë taktikë, por unë e pëlqej futbollin shqiptar.

"Partneri i preferuar në mesfushë? Kemi lojtarë të mirë, por na mungon shumë Musolli, mesfushori më i mirë në Shqipëri. Na mungon shumë, uroj të kthehet sa më shpejt".

"Skënderbeu ka skuadër shumë të mirë, jemi të lumtur për fitoren, por nuk kemi kohë për festë. Kemi Partizanin përpara dhe së bashku me Skënderbeun janë dy skuadra të shkëlqyera. Së bashku me ne, janë skuadra ta afta ta fitojnë titullin, ndaj ashtu si sot duhet të fitojmë patjetër në ndeshjen e ardhshme. Favorit për titull? Nuk e di ende, të shohim javë pas jave".

"Golat e mi? Është e vërtetë që nuk kam shënuar këtë sezon, por ndoshta e kam ruajtur një gol për ndeshjen e radhës".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > KETU për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit