E duan Real dhe PSG, ylli i Premier League: Fjala e fundi i takon gruas

22 Janar 2022
23:29
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Chelsea-t, Antonio Rudiger, ka thënë se gruaja e tij mund të ketë fjalën e fundit në lidhje me ekipin ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Kontrata e gjermanit me londinezët do të skadojë në qershor dhe akoma nuk është arritur një marrëveshje për rinovimin.

“Duhet të dëgjosh gruan”, ka thënë Rudiger.

“Duhet të mendosh për familjen tënde. Fëmijet e mi kanë lindur këtu në Londër dhe kjo do të thotë se familja ime ndihet shumë mirë këtu.

“U takon njerëzve të tjerë të marrin një vendim dhe më pas do të shohim nëse do të biem dakord”.

Për lojtarin e kombëtares së Gjermanisë interesohen Real Madrid, PSG dhe Manchester United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit