E FUNDIT: Gjici rikthen trajnerin kampion? Del emri i parë për stolin!

29 Shkurt 2020
21:25
back button

Kukësi largoi nga skuadra trajnerin Shpëtim Duro. Barazimi ndaj Teutës dhe sidomos humbja ndaj Tiranës bënë që durimi i numrit një të klubit të përfundonte dhe Duro tashmë është një “ish” dhe pas një njoftimi zyrtar nga ana e klubit verilindor. 

Emri i parë që përflitet se mund të marrë drejtimin e verilindorëve është Skënder Gega. Gjici e do në skuadër, ndërsa palët kanë patur kontakte dhe para se tekniku kampion të merrte Partizanin. 

Gjasat që diçka e tillë të ndodhë janë të pakta duke ditur dhe filozofinë e Gegës, por kontakte ka patur mes palëve. Gega nuk është emri i vetëm mbi tavolinë, pasi ka disa emra që përmenden për të marrë drejtimin e verilindorëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit