Eriksen, e ardhmja akoma në dyshim: vjen një hipotezë nga Ligue 1

5 Janar 2022
18:35
Denis Hakanaj
back button

Christian Eriksen është kthyer të stërvitet pas episodit të frikshëm që i ndodhi në Euro 2020 me Danimarkën.

Mesfushori po punon individualisht dhe, siç ka thënë në intervistën e dhënë për DRTV, synon të jetë në Botërorin që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022.

Pas zgjidhjes së kontratës me Inter-in, danezi është i lirë të gjejë një marrëveshje me çdo klub tjetër.

Në të ardhmen e Eriksen ka disa opsione: nga kthimi tek Ajax, te një eksperiencë e re në Premier League, deri të një transferim i mundshëm në kampionatin danez.

Sipas Daily Telegraph, nuk mungon interesimi as nga Franca: Monaco duket se e do lojtarin dhe për të do të ishte hera e parë në Ligue 1, pasi ka luajtur në Eredivise, Premier League dhe Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit