Faza përgatitore, Kukësi gjen kundërshtarë “Championsi”

14 Dhjetor 2018
10:22
Eraldo Harlicaj
back button

Kanë mbetur dhe dy ndeshje nga përfundimi i gjysmës së kampionatit, por ekipet kanë filluar të mendojnë që tani për pushimin e garës. Ekipi i Kukësit po punon për merkaton e janarit, por nga krahu tjetër burime të sigurta të Telesport pranë verilindorëve tregojnë se skuadra ka mbyllur marrëveshjen për fazën përgatitore. Skuadra nënkampione do të udhëtojë sërish drejt Turqisë, një pistë e preferuar prej kampit blu.

Antalia është një qytet i përshtatshëm për ekipet e futbollit për të zhvilluar fazën përgatitore, pasi kushtet stërvitore dhe ato klimaterike janë të duhurat. Në Turqi dhe ndeshjet miqësore janë të një niveli shumë të larta, pasi skuadra verilindore ka arritur marrëveshjen me 3 nga ekipet top të Superligës turke. Besiktasi është kundërshtari më me emër, ndërsa dy ekipet e tjera janë Kasimpasa e Loret Sadikut dhe Kayserispori.

Të 3 këto ekipe janë pjesë e Superiores turke dhe do të jenë një test mjaft i vështirë për trajnerin Armando Cungu dhe ekipin e tij. Ende nuk ka kaluar gjysma e dhjetorit, por detajet e fazës përgatitore janë vendosur nga skuadra e Kukësit që nuk do të kapet e papërgatitur me kalimin e ditëve. Verilindorët i mbyllën marrëveshjet heret dhe për faktin se në Turqi ka kërkesa të shumta dhe duan që të mos kenë përplasje organizative me ekipet e tjera.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit