Franko Burraj fiton baterinë e 400m, kualifikohet në gjysmëfinalet e Europianit

5 Mars 2021
13:17
Telesport
back button

Atleti Franko Burraj ka prerë një biletë për në gjysmëfinalet e garës së 400 metrave, në Europianin e Atletikës së sallave të mbyllura, që po zhvillohet në Poloni. Ai zuri vendin e parë në baterinë e pestë, ku dhe garoi, duke dhënë kohën 47”42. Në këtë bateri ishin 5 konkurrentë.

Sipas rregullores së garës, dy të parët e çdo baterie shkojnë në gjysmëfinale. Për pasojë, edhe pse kishte disa atletë me kohë më të mirë se ai, nuk arritën  të kualifikoheshin. Në total, në fazën eliminatore konkurruan 49 atletë dhe koha e Franko Burraj ishte e 24-ta, ndërkohë që në gjysmëfinale janë 18 atletë.

Në gjysmëfinalet e garës së 400 metrave do të zhvillohen 3 bateri (pasditen e sotme) dhe Franko Burraj do të garojë në baterinë e dytë, me shpresën që të sigurojë një biletë për në finalet e Europianit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit