Gjici: “Shpërblim i investimit, janë 3 rivalët tanë për titull!”

21 Shtator 2019
22:34
back button

Entuziast dhe optimist është shfaqur presidenti i Kukësit në përfundim të ndeshjes që verilindorët fituan ndaj Tiranës me rezultatin 2-1. Një fitore që e katapulton Kukësin në krye të klasifikimit, të cilin e ndan pikërisht me Tiranën.

“Është normale që kur fitojmë jemi gjithmonë të kënaqur, ndërsa kur humbim jemi të mërzitur. Investimet e bëra po japin frytet e tyre, gjithsesi kanë ende shumë për të dhënë. Ishit dëshmitarë se rezultati duhej të ishte më i thellë se kaq. Shkurtaj humbi disa raste i vetëm para portës. E kuptueshme, ata kanë nevojë për kohën e tyre që të arrijnë në 100% të formës”.

“Gara për titull? Jo vetëm ne, sepse edhe Tirana ka ekip të mirë, gjithashtu edhe Partizan e Teuta. Duhen vlerësuar që të 3 ekipet. Këta janë rivalet, por nuk duhen nënvlerësuar edhe ekipet si Bylisi. Nuk e mendonte kush që ne do të mundeshim nga Bylis, por kështu është futbolli. Ndonjëherë je me fat, e herë tjetër jo”, deklaroi ndër të tjera Gjici.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit