Gjici shpërthen ndaj ekipit: Haram e paçin nëse nuk kalojnë!

12 Korrik 2019
9:19
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti Safet Gjici ka shfryrë keq pas ndeshjes së humbur me Debrecenin me rezultatin 3-0 në Hungari. Numri një i klubit mendon se skuadra u mund nga gabime amatore dhe nuk e meritonin humbjen. Ai flet për mënyrën e humbjes dhe shprehet se nuk ja fal futbollistëve rastet e humbura. 

"E pabesueshme çfarë kanë humbur lojtarët e mi. Gjithë ato raste në pjesën e parë dhe nuk shënojnë dot një gol. E pabesueshme. Jam pa fjalë. Nuk mundet që të pësohen gola të tillë amatoreskë. Ndiej keqardhje të madhe sepse zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë dhe në të dytën u ndëshkuan nga disa gafa amatoreske. Jam thellësisht i zhgënjyer dhe i revoltuar njëkohësisht. Nuk mundet ta pranoj një disfatë si kjo", – shprehet fillimisht Gjici për Panorama Sport. 

Presidenti thekson se skuadra e ka detyrim kalimin në turin tjetër. "Duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të kalojnë në Shqipëri turin e parë. E kanë pasur detyrim që të kalojnë turin e parë. Duhet të bëjnë të pamundurën për t’ia dalë. Haram e paçin nëse nuk kalojnë. Nuk mund të sillen kështu. Kam vënë shpërblim 100 mijë euro, çfarë mund të bëj më tepër. Debreceni nuk ishte ekip i pakalueshëm. Mjafton që të bënin një gol aty dhe në Shqipëri të mbanim një barazim”, – përfundoi ai.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit