Gjoka: E shëmtuar, duhet reagim urgjent!

18 Maj 2019
19:12
back button

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur shkurt për "Gol pas goli" në Supersport, duke e pranuar se humbja ndaj Skënderbeut ishte e shëmtuar dhe duhet kthesë e shpejtë për të mos humbur vendin e dytë.

"Ndeshja më e shëmtuar që kur kam marrë drejtimin, por janë gjëra që ndodhin.

Vendi i dytë? Mendoj se nëse ndryshojmë marsh dhe nëse e kuptojmë që kampionati nuk ka mbaruar, mund ta ruajmë vendin e dytë. E kisha frikë këtë ndeshje, rivalët luftojnë dhe ecin përpara. Ndoshta është këtu faji im, lojtarët ndoshta nuk e kishin të qartë sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje.

"Çfarë nuk shkoi? Skuadra nuk zbatoi detyrat që kishim në plan, në pjesën e parë u paraqitëm shumë dobët dhe kundërshtari përfitoi. Nëse nuk tregon mentalitet fituesi, futbolli të dënon.

"Jam i zhgënjyer, ishte një shuplakë shumë e rëndë, por besoj se do na vlejë shumë për javën e ardhshme, ku besoj se do paraqitemi ndryshe dhe do jetë Kukësi që njohim.

"A ndikon paqartësia e lojtarëve për të ardhmen? Jo, nuk ka lidhje kjo pjesë".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit