Gjoka: Finalja nuk mjafton, Kukësi luan për trofe

8 Maj 2019
19:08
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur për "Gol pas goli" në Supersport pas fitores 3-1 së arritur në fushën e Skënderbeut, që i ka siguruar verilindorëve finalen e Kupës së Shqipërisë. 

"Mendoj se e kemi merituar finalen. Kemi bërë dy ndeshje të mira. Jemi të lumtur që dolëm në finale, me pas të shohim se çfarë do të ndodhë", ka thënë ai. 

"Finalja, një arritje? Kukësi është një ekip që kërkon trofe, të gjithë e dimë këtë. Gjithsesi, dalja në finale nuk është pak, por duhet të mendojmë edhe për kampionatin. Duhet të sigurojmë vendin e dytë".

"Reginaldo? Jam shumë i kënaqur me të, është një vlerë e shtuar për ne. Sigurisht, të gjithë kemi probleme në momente të caktuara dhe Reginaldo mendoj se i ka këto probleme më shumë me veten sesa me grupin".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit