Humbi Superkupën ndaj Partizanit, Gjici bën goditjen big në merkato

20 Gusht 2019
17:16
back button

Kukësi nuk e nisi mirë sezonin e ri, pasi humbi finalen e Superkupës ndaj Partizanit. Ekipi verilindor po fitonte me rezultatin 2-1 deri në minutën e 85′, por aty nisi shkatërrimi nga Partizanit. Ndeshja fillimisht shkoi në shtesë pas 2-2 në 90 minuta dhe më pas kampionët në fuqi të vendit fituan 4-2. 

Presidenti Safet Gjici ka mbetur shumë i zhgënjyer nga ekipi i tij dhe menjëherë ka ndërhyrë në merkato. Vipsport.al shkruan se Kristal Abazaj ka arritur marrëveshjen me verilindorët dhe shumë shpejt do të dalë në stërvitje. 

Ish-lojtari i Luftëtarit nuk ia doli të tregonte veten në Belgjikë dhe Kroaci, ndërsa një kthim mbrapa në Superiore do të ishte lëvizja e duhur për të. Kukësi ka fituar garën me Tiranën për të rrëmbyer sulmuesin. Bardheblutë tentuan ta rrëmbenin, por kërkesat ekonomike të ish-lojtarit të Shqipërisë u plotësuan vetëm nga kuksianët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit