IAAF lejon 10 atletë rusë të garojnë në “Tokio 2020” si neutralë

26 Mars 2021
10:34
Telesport
back button

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka konfirmuar sot se deri në 10 atletë rusë do të lejohen të garojnë si neutralë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, eventi më i madh olimpik që zhvillohet këtë verë në Japoni.

Siç dihet, Rusia është pezulluar që prej vitit 2015 nga të gjitha eventet sportive të atletikës, për shkak të skandalit doping. Kështu, pas “Rio 2016” Rusia do të mungojë edhe në “Tokio 2020”.

Gjithsesi, IAAF ka bërë me dije se të gjithë atletër rusë që do të garojnë në flamurin e IOC (Komitetit Olimpik Ndërkimbëtar) në këtë event olimpik duhet të plotësojnë të gjitha kushtet antidoping për të marrë pjesë.

Në botërorin 2019 të atletikës garuan si neutralë 29 atletë rusë, duke fituar 2 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 1 bronzi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit