Italiani Jacobs shkroi historinë, mamaja që kishte parashikuar gjithçka “kërcënon” Bolt (Video)

1 Gusht 2021
20:25
Denis Hakanaj
back button

Marcell Jacobs ka fituar finalen e 100 metrave dhe ka siguruar medaljen e artë.

Atleti italian, me origjinë nga El Paso, e ka mbyllur garën me kohën 9’80”, rekord europian.

Është hera e parë që një atlet italian fiton medaljen e artë në garën më prestigjioze të atletikës së lehtë.

Në lidhje me arritjen e Jacobs ka folur edhe mamaja e tij, Viviana Masini, e cila kishte parashikuar gjithçka.

Në një intervistë të dhënë për Radio Capital, ajo ka thënë:

“Kur ka qenë i vogël i kam thënë se do të arrinte Usain Bolt, dhe po ia dalim. Objektivi i ardhshëm është rekordi i botës. Dhe do t’ia dalë, nëse jo këtë vit atë të ardhshmin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit