“Jo, faleminderit!”, trajneri kampion refuzon Kukësin

23 Mars 2019
11:31
back button

Kukësi ka larguar Armando Cungun pak ditë më parë dhe për momentin skuadrën e drejton Ramadan Ndreu, por presidenti Safet Gjici nuk ka ndërmend ta mbyllë sezonin me drejtorin menaxherial në stol.

Ditët e fundit është kontaktuar një ndër trajnerët më të mirë në Shqipëri, Ilir Daja, kampion me Skënderbeun vjet dhe aktualisht në stolin e Flamurtarit, raporton KlanPlus.

Gjici ka menduar ta joshë Dajën duke përfituar edhe nga kaosi në Vlorë, ku situata mbetet e nderë dhe futbollistët nuk paguhen prej fillimit të sezonit.

Megjithatë, Daja ka refuzuar, së pari për të mos e braktisur Flamurtarin në një moment kaq delikat, dhe së dyti për të mos marrë përsipër një mision tepër të vështirë me një skuadër që nuk është ndërtuar prej tij. Kukësi, edhe pse shumë larg kreut, nuk është dorëzuar në garën për titull dhe ndeshja kundër Partizanit në fund të muajit është një finale më vete.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit