Josa prezantohet te Kukësi, “fshin” titullin: Synojmë Kupën e Shqipërisë…

27 Janar 2021
12:20
Alfred Lleshi
back button

Ka startuar disi ndryshe, në fakt, fillimisht duke nisur punën në terren, ditën e djeshme, ndërsa sot është prezantuar. Ndoshta për të prishur syrin e keq, për të qenë “i treti i vërteti” në stolin e Kukësit për këtë sezon. Sepse para tij janë “krasitur” nga presidenti Gjici Skënder Gega dhe Rrahman Hallaci. CV-ja e tij është e mbushur me eksperienca, por edhe me valenca kampioni, ndaj në këtë drejtim nuk ka ashjë për t’u parë me dyshim. Ama, rezultatet janë ato që vlejnë te verilindorët, të cilët kanë ambicie maksimaliste. Mirel Josa, gjithsesi, i revizionon gjërat sipas këndvështrimit të tij. Gjatë prtezantimit nga drejtori Nderim Nexhipi, do të nënvizonte mes të tjerash:

Pse e pranuat ofertën e Kukësit?
E para e punës kur thoni që Kukësi është i konsoliduar, është ndryshe të kesh lojtar në skuadër dhe ndryshe të kesh grupin. E para punës s’është hera e parë që marr skuadrën në gjysmë sezoni. Jo se nuk e kam parë Kukësin, e kam parë mënyrën se si ka luajtur. Duke nisur nga ndeshja me Vllazninë që fituan, e kam parë nga televizori gjitha ndeshjet. Mund të them që ka futbollistë të mirë që premtojnë. Jo se trajnerët e tjerë që kanë qenë para meje, jo se nuk kanë punuar në këtë drejtim, mua më bindi objektivi që ka ekipi. Siç e dini dhe ju çdo klub kërkon të arrijë objektivat e fillim sezonit që ka pasur. Unë kam biseduar me drejtuesit dhe ne do të vazhdojmë punën për të përmirësuar ekipin në vazhdimësi. Ndeshjet e fundit i kanë dhënë prioriet sa i përket rezultatit. Konsolidimi do të vijë gradualisht. Nuk më shqetëson fakti se grupin s’e kam krijuar unë. Mund të kishim bërë edhe zgjidhje të tjera. Sa i përket ndërtimit të skuadrës, ekipi është ndërtuar me baza. Në drejtim të skuadrës është Nderimi që ka eksperiencë qoftë si lojtar, qoftë edhe si drejtues. Ka njohuri shumë të mira. Nëse do të bashkëpunoj si duhet me njerëzit e klubit në drejtimin teknik, çdo gjë besoj se do të shkojë më mirë. Do të presim disa ardhje që kanë ardhur tani. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën duke përmirësuar skuadrën. Nuk do të fshihem prapa fjalëve për të thënë se nuk e kam ndërtuar skuadrën.
Cili është objektivi final?
Kam diskutuar me ju si gazetarë dhe me të tjerë që më kanë kërkuar mendime për Superligën. Kam thënë që Vllaznia i jepet një prioritet shumë të madh për kampionatin. Faktet s’të lënë të flasësh ndryshe. Kukësi ka hyrë me objektivin për titull. Me këtë diferencë pikësh, s’do të ishim mirë me mendtë e kokës të themi që do të dalim kampionë përsëri. Ne do të japim maksimumin për t’u afruar sa më shumë me kreun, qoftë me vendin e tretë apo të dytë. Por, nëse na jepet mundësia pse jo dhe me vendin e parë. Të gjithë do të bëjnë hapa fals. Shpresoj që ne të ecim mbarë. Objektivat e fillimit ndryshojnë nga ata të tanishëm. Ne jemi në garë për Kupën e Shqipërisë dhe vendin e dytë ose të tretë. Do të përmirësojmë fillimisht veten tonë, pastaj të shohim çdo të ndodhë. Mos të harrojmë dhe ekipet që kemi pas. Do të jemi shumë të kujdesshëm në mbështjelljen në një trup të vetëm për vazhdimësinë.
A keni bërë një plan për riparimet e nevojshme?
Planet nuk do ua tregoj ju se më kopjoni. Bëj shaka. Plane ka, edhe skuadra që ka qenë më parë bashkë me ish dy trajnerët. Kanë bërë lëvizjet e tyre brenda për brenda për të riparuar defektet që kanë pasur. Planet do t’i shohim në bazë të afrimeve në ekip, qoftë këta të dy që kanë ardhur, apo edhe të tjerë që do të vijnë. Nuk do të thotë që këta që vijnë do të bëjnë diferencën në ekip. Ata duhet të jenë të gatshëm fizikisht sepse s’kemi kohë për të pritur. Duhet të kemi edhe fat për sa i përket gjendjes së tyre dhe mënyrës se si sillen në fushë.
Merkato, keni bërë ndonjë kërkesë klubit?
Kam biseduar që ditën e parë sa i përket objektivave. Unë brenda për brenda Shqipërisë s’mund të sugjeroj tani sepse është pak e vështirë sepse flasim për klub dhe interesa ekonomike. Do të shikohet të marrim futbollistë nga jashtë që janë në gjendje të mirë nga jashtë. E dimë shumë mirë që në kampionatet e Europës nuk janë ndërprerë kampionatet dhe s’kanë pauza. Lojtarët që do të vijnë, janë futbollistë që po gabojnë ekipet e mëdha në zgjedhje. Është pak e vështirë në këtë periudhë. Koha e pandemisë tani na ka bërë disi të nxituar. Tani lojtarët kanë ngarkesa fizike gjatë kësaj periudhe, duke luajtur të mërkurë të dielë. Besoj se gabimet do të jenë ose nuk do të jenë fare.
Cilat skuadra janë rivalet tuaja?
Normal duhet të shkojmë për të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Nuk ka skuadra që duhet t’i diferencojmë. Gjithë ekipet mbrojnë mirë dhe sulmojnë mirë. Ka pasur skuadra që janë munduar të sulmojnë më ndryshe. Unë po shoh dhe ekipet poshtë nesh që i kanë nxjerrë problemet skuadrave të mëdha. Në futbollin tonë diferencat janë të vogla.
Do donit ta shmangnit një përballje direkte me Skënderbeun?
Nuk e kam problem. Kështu ishte shansi, që marrëveshja të mbyllej para ndeshjes në Korçë. Shkoj atje që të takoj njerëzit atje, atmosfera është shumë e mirë. Nuk ka nevojë të shmang përballjen. Gjitha ndeshjet janë njësoj.
Marrëdhënia me presidentin Safet Gjici?
E para e punës me Gjicin kam biseduar vetëm 25 minuta. Bisedat e para i kam bërë me Nexhipin. Jam takuar dy herë derisa kemi mbyllur marrëveshjen. Çdo president kërkon rezultate. Normal duke pasur parasysh atë që ka dhënë për ekipin. E shoh normale me kërkesat që ka presidenti. Fola dje me skuadrën, unë kërkoj sinqeritet në gjitha drejtimet. Kjo është e para që një skuadër të jetë sa më e konsolidume. Fundja e fundit punojmë të gjithë për një qëllim. Duhet të kapim objektivat që kërkon presidenti. Unë dua të dal 100 herë kampion, nëse drejtuesit duan një herë. Do të punojmë për këto objektiva duke gabuar sa më pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit