Kukësi godet në merkato, rikthen Vasil Shkurtajn nga Kina

19 Janar 2022
13:13
Alfred Lleshi

Kukësi bën goditjen e madhe në merkaton e janarit. Klubi verilindor ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të sprovuar, Vasil Shkurtaj: “Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Sulmuesi shtatlart rikthehet te skuadra jonë, pas një aventure në Kinë, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Shkurtaj bëhet kështu afrimi i dytë në merkaton e janarit. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë!”

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit