Kukësi në Turqi, sfidë kampionëve të dimrit

2 Janar 2019
13:35
back button

Kukësi do ta zhvillojë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ku do të transferohet në ditët e ardhshme.

Gjatë qëndrimit 12-ditor në qytetin bregdetar turk skuadra e drejtuar nga Armando Cungu do të zhvillojë 2 ndeshje miqësore.

Më datë 09.01.2019 ora 17:00, do të luhet miqësorja Istanbul Basaksehir – FK Kukësi. Bëhet fjalë për një sfidë luksi, sepse Basaksehir është kampion dimri në Superligën turke dhe këtë sezon është favorit i madh për të fituar titullin, që do të ishte i pari në histori për një klub që ashtu si Kukësi e ka arritur kulmin e vet në dekadën e fundit. 

Dy ditë më vonë, më 11 janar, ora 17:00, Kukësi do të përballet me FK Rostov. Rusët janë ndër klubet më të rëndësishëm në kampionatin e vendit të vet dhe për momentin janë në vendin e shtatë në Premier Ligë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit