Kukësi nis “spastrimet”, zyrtarizon dy largimet e para

1 Gusht 2020
12:54
Alfred Lleshi
back button

Kukësi zyrtarizoi dje Skënder Gegën si trajner të ri. Në pritje të prezantimit të tropojanit, që i shpalli të kuqtë kampionë sezonin e kaluar, pas shumë vitesh, klubi verilindor ka zyrtarizuar dy largimet e para. Bëhet fjalë për një sulmues dhe një mbrojtës. I pari nuk pranoi të rinovojë, sepse do të luajë jashtë, ndërsa i dyti nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri. Me siguri, të tjerë emra do të skarcohen këto ditë nga grupi aktual. Ka prej tyre që do të gjejnë klube të tjera, por ata më të rinjtë do të kalojnë te Kukësi U-21, me trajner Rrahman Hallaçi.

Ja njoftimi i nënkampionëve të vendit: “Klubi i Kukësi njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi nuk janë më pjesë e skuadrës sonë! Dy futbollistëve iu ka përfunduar kontrata dhe largohen nga skuadra jonë me një Kupë të fituar. Klubi i falënderon dy futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre futbollistike. Faleminderit Vasil! Faleminderit Gëzim!”

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit