Kukësi zyrtarizon përforcimin e radhës në mbrojtje, boshnjakun 21-vjeçar

27 Janar 2021
14:28
Alfred Lleshi
back button

Pas trajnerit Josa, Kukësi ka prezantuar edhe përforcimin e radhës në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për mbrojtësin boshnjak, Numan Kurdic, i cili ka ardhur në formë huazimi deri në fund të sezonit. Ja njoftimi i klubit verilindor me këtë rast:

“Numan Kurdic është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi boshnjak vjen në formë huazimi nga klubi i FK Sarajevos dhe do të jetë pjesë e skuadrës sonë deri në fund të sezonit. Mbrojtësi 21-vjeçar është aktivizuar së fundi në kampionatin serb me ekipin e Novi Pazar, ndërkohë që ka luajtur edhe me Sarajevon. Kurdic stërvitet prej disa ditësh me skuadrën tonë, duke u njohur me ambientin dhe futbollistët, por problem ishte dokumentacioni. Së fundi, klubi ka arritur të zgjidhë problemin dhe Kurdic do të jetë gati për ndeshjen e radhës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit