Laçi “memec” ndaj Vllaznisë, debutojnë përforcimet e janarit

10 Janar 2019
15:58
back button

Laçi ka luajtur sot miqësoren e parë për vitin e ri, duke u ndeshur me Vllazninë në Kamzë. Një derbi "memec", sepse përfundoi 0-0, në një sfidë ku të dyja palët bënë shumë eksperimente.

Laçi hodhi në fushë afrimet e fundit, portierin vlonjat Sali, mbrojtësin Ceka dhe të riun e ardhur nga Kroacia, Çokaj, të cilët e veshën për herë të parë fanellën kurbinase.

Vllaznia goditi traversën me sulmuesin Pusi në pjesën e dytë, ndërsa rastet nuk munguan në të dy krahët, por është e qartë që sidomos te Laçi po ndihet shumë mungesa e një sulmuesi me peshë.

LAÇI-VLLAZNIA 0-0

Laçi: Sali, Shtubina, Mersinaj, Pjeshka, Ceka, Lushkja, Çokaj, Jonuzi, Bushi, Xhixha, Berisha. Trajner: Besnik Prenga

Vllaznia: Sherri, Gurisha, Zeqaj, Malota, Gocaj, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, Zogaj, Zhunior. Trajner: Hasan Lika

Lajme të tjera

Lajmet e fundit