“Lajmi i fundit, drejtori zbret në fushë”; tifozët tallen keq me Kukësin

8 Korrik 2019
11:20
Alfred Lleshi
back button

Kukësi vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Debrecenit, në kuadër të Ligës së Europës. “Karikimi i baterive” të nënkampionëve të vendit vijon në Ohër të Maqedonisë, ku temperaturat janë më të ulëta. Në këtë drejtim, verilindorët i kanë shpëtuar vapës së tmerrshme në Tiranë dhe Shqipëri. Megjithatë, duket se kanë mbetur “gjysmagjel”, pas largimit të disa titullarëve të sezonit të kaluar. 

Një shqetësim i tillë është ngritur edhe nga trajneri Ernest Gjoka, i cili ka në dispozicion vetëm 16 futbollistë të hajrit. Mesa duket, angazhimi i Safet Gjicit me zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku kandidoi i vetëm për keybashkiak të Kukësit, ka marrë jo vetëm vëmendjen e presidentit të skuadrës, por ka reduktuar edhe shpenzimet financiare për blerje lojtarësh. Nëse palët zyrtare të klubit vijojnë të jenë optimiste, se edhe me këtë grup futbollistësh, mund ta kalojnë Debrecenin dhe të sigurojnë përballjen vijuese me Torinon, tifozët duken të zhgënjyer nga situata. 

Kjo gjë është transmetuar përmes ironisë therëse të “Tifozat Kuksian”, të cilët kanë reaguar përmes Facebook. Ata kanë postuar një foto të drejtorit të klubit, Nderim Nexhipi, i cili është në stërvitje bashkë me lojtarët e tjerë, ndoshta për të kompletuar dy skuadra që të luajnë kundër njëra-tjetrës, brenda grupit, për të implementuar skemat e trajnerit Gjoka, ndoshta për të mbajtur trupin në formë… . 

Ja mesazhi i këtij tifo-grupi, që duket për të qarë dhe për të qeshur: “Lajm i fundit. Drejtori ka zbritur në fushë, mendohet që do federohet për ndeshjen kundra Debrecen. Eksperienca e tij do na vlej me patjetër”…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit