Luiza Gega çel sezonin e sallave të mbyllura, e dyta në turneun e Mançesterit

24 Janar 2022
12:08
Telesport
back button

Pasi mbylli përgatitjet në Kenia dhe u rikthye në Tiranë, atletja Luiza Gega ka çelur sezonin e aktiviteteve për vitin 2022. Ajo ka marrë pjesë në turneun e sallave të mbyllura të zhvilluar në Mançester (Angli).

Gega garoi në garën e 3000 metrave, ku u klasifikua në vendin e dytë, me kohën 8’47”53. Ajo u klasifkua pas irlandezes Ciara Mageean (8’47”23). Gjithsesi, paraqitja e atletes kuqezi ishte mjaft e mirë (në garë ishin 21 konkurrente).

Atletja kuqezi përgatitet për disa evente ndërkombëtare të sallave të mbyllura, përfshi edhe botërorin që zhvillohet në Serbi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit